Suplementet ushqimore, a janë ato të nevojshme?!
May 23, 2024
Suplementet ushqimore njohur edhe si suplemente dietike, aktualisht shkaktojnë debate të vazhdueshme në fushën e shëndetit dhe ushqimit.
Pyetja që lind: a janë ata vërtetë të nevojshëm për të mbajtur shëndetin optimal? Përgjigja është - varet.
- Nga njëra anë, është e rëndësishme të kemi parasysh se një dietë e balancuar dhe e shëndetshme formon bazën për të marrë nutrientet e nevojshme. Prandaj, suplementet ushqimore nuk duhet kurrë të zëvendësojnë një dietë të shëndetshme.
Megjithatë, në situata të ndryshme si deficencat ushqimore, kushtet mjekësore specifike, ose nevojat sportive, midis të tjerave, suplementet mund të luajnë një rol kritik dhe të nevojshëm.
- Në anën tjetër, suplementimi i tepërt mund të çojë në efekte të kundërta. Për shembull, vitaminat A, D, E dhe K, ruhen në trup dhe mund të arrijnë nivele toksike nëse merren në doza jo të përshtatshme.
- â Gjithashtu ka nutrientë që nëse merren në formë suplementi edhe pse janë marrë përmes një diete të balancuar, eliminohen nëpërmjet urinës pa asnjë përfitim shtesë.
Rekomandohet që gjithmonë të konsultoheni me një dietolog-nutricionist të çertifikuar, për të analizuar me kujdes dietën tuaj dhe nevojat individuale, duke ndihmuar në vlerësimin e nevojshëm për suplementim.