
Mbylljet e shpeshta të syve tek fëmijët. Çfarë duhet të keni parasysh?
January 16, 2025
- Kryeni një vizitë okulistike nëse vini re që fëmija juaj ka një frekuencë jo normale të mbylljes së syve, pasi shpesh është tregues i një shikimi jo të mirë ose i inflamacionit(irritimit) të sipërfaqes së syve (e shkaktuar nga tharja e syve ose infeksione).
- Nëse mjeku okulist ka përjashtuar problemet me shikimin, ekziston mundësia që ky fenomen të jetë një sjellje e fëmijës. Në këto raste rekomandohet që mos t'i permendet fëmijës ky fakt, pasi mund rë ndikojë në shpeshtimin e kësaj sjellje.