Si të kujdeseni për shëndetin e syve?!
May 23, 2024
Ja disa rekomandime që do t’ju ndihmojnë në përditshmërinë tuaj.
-Çlodhni shpesh sytë tuaj. Sidomos nëse punoni në kompjuter, duhet të bëni patjetër pushime. Ne rekomandojmë rregullin 20-20-20!
- Krijoni dritë në dhomën e punës ose në zyrë. Vendosja e kompjuterit pranë dritares dhe marrja e një ndriçuesi tavoline është një zgjedhje e mirë.
- Vëzhgoni higjienën personale: përdorni vetëm peshqirin tuaj për fytyrën, si dhe ndërroni këllëfin e jastëkut sa më shpesh të jetë e mundur.
- Shmangni prekjen e syve me duar gjatë ditës, pasi ekziston rreziku i infeksionit.
- Mbani sipërfaqen e syrit të hidratuar. Nëse keni sy të thatë, përdorni mjekimet e rekomanduara nga mjeku juaj.
- Kryeni një konsultë okulisitike të paktën një herë në vit