Si e trajtojmë bllokimin e kanalit të lotit tek foshnjat?
May 23, 2024
Bllokimi i kanalit të lotit është gjendja më e zakonshme e kanalit të lotit tek fëmijët.
Në disa foshnje, vihet re persistencë e një membrane në fund të kanalit të lotit (membrana e Hasnerit), duke shkaktuar kështu bllokim mekanik të tij. Ky është një nga shkaqet më të shpeshta të obstruksionit kongenital të kanalit nasolacrimal (CLDO).
Simptoma më e zakonshme është lotimi i shtuar në njërin ose të dy sytë. Ndonjëherë shfaqen infeksione të përsëritura dhe sekrecione te ngjitshme. Në disa raste vihen re ekzema në kapakë (vetë loti shpesh irriton lëkurën e kapakëve).
Këto simptoma shfaqen në lindje ose në ditët/javët pas saj.
Mjekimi:
Në përgjithësi, CLDO largohet vetë gjatë muajve të parë të jetës së fëmijës, kryesisht në gjashtë muajt e parë.
- Pavarësisht kësaj, këshillojmë prindërit që gjatë vitit të parë të ndihmojnë në hapjen e kanalit të lotit duke bërë një masazh (masazh Crigler).
- Ne gjithashtu këshillojmë pastrimin e syve me tretësirë fiziologjike.
- Në disa raste mund të nevojitet aplikimi antibiotikëve (kur ka infeksione).
-Në varësi të moshës së pacientit dhe evolucionit të rastit, do të indikohen teknika të ndryshme për kirurgji.