Pesë mënyra për të minimizuar alergjitë e pranverës
May 23, 2024
1- Përdorni syze dielli kur është e mundur, për të shmangur kontaktin e sipërfaqes së syve me polenet.
2- Mbani dritaret në shtëpi dhe në makinë të mbyllura.
3- Hiqni xhaketën dhe këpucët sapo të hyni në shtëpi, për të shmangur përhapjen e poleneve në ambientet ku banoni.
4- Bëni dush para gjumit për të hequr polenet nga lëkura dhe flokët.
5- Përpiquni të kaloni më pak kohë jashtë, në periudhat kur alergjitë janë më të shprehura.