Kujdesuni për shikimin e të vegjëlve tuaj!
May 23, 2024
Sa zgjat mësimi vizual gjatë fëmijërisë?
Kur lindim, sistemi ynë vizual nuk është zhvilluar plotësisht dhe syri pëson një sërë ndryshimesh anatomike dhe fiziologjike. Maturimi i shikimit është një proçes i gjatë mësimi që fillon në lindje dhe zakonisht përfundon rreth moshës 8 ose 9 vjeç, me katër vitet fillestare që janë më kritiket.
Kur duhet të kryejnë fëmijët vizitën e parë okulistike?
Pas vlerësimit fillestar të kryer nga neonatologu dhe pediatri në lindje, rekomandojmë një ekzaminim gjithëpërfshirës të syve nga një okulist i specializuar rreth moshës 2 ose 3 vjeç, edhe nëse fëmija nuk shfaq asnjë simptomë.
Si mund të identifikojmë nëse fëmija ka një problem me shikimin?
Ndër simptomat dhe shenjat më të zakonshme, mund të veçojmë shikimin e paqartë, pulitjen e shpeshtë të kapakëve, lëvizjet ritmike të syve, ankesat e shpeshta për dhimbje koke ose kruajtje dhe skuqje të shpeshta të syve. Gjithashtu mund të vërejmë se fëmija aftohet shumë me objektet gjatë leximit, paaftësinë për të lexuar atë që është në dërrasën e zezë, animin e kokës gjatë leximit ose shfaqjen e një tendence për të devijuar njërin sy.