Hemoragjia e syve, çfarë duhet të bëni?
May 23, 2024
Hemorragjia subkonjuktivale nënkupton daljen e gjakut nga një enë e dëmtuar nën konjuktivë (një membranë e hollë transparente) që mbulon sklerën (membranën e bardhë).
Shkaqet kryesore mund të jenë:
- Aktivitet fizik, kollë, të vjella, lindje, fërkimi i syve etj.
- Rritje e presionit të gjakut.
- Çrregullime të koagulimit të gjakut
- Marrja e barnave për hollimin e gjakut
- Lëndimet në sy
- Periudha kohore pas operacionit në sy
- Infeksione të rënda sistemike dhe okulare (ethet e kuqe, fruthi, gripi, konjuktiviti hemorragjik), etj.
Si ta trajtojmë atë?
- Hemorragjia nën konjuktivë, e ngjashme me një mavijosje në lëkurë zakonisht zhduket për rreth 7-14 ditë, duke marrë gradualisht një nuancë të verdhë.
* Nëse hemorragjia shkaktohet nga trauma ose shoqërohet me dhimbje, konsultohuni menjëherë me mjekun!
•Nëse hemorragjia subkonjuktivale përsëritet shpesh, është e nevojshme të ekzaminohet për patologji sistemike.