Çfarë është Nistagmusi?
May 23, 2024
Nistagmusi është një patologji e cila karakterizohet nga lëvizje të pavullnetshme të syrit.
Lëvizja mund të jetë:
* horizontale (nistagmus horizontal)
* vertikale (nistagmus vertikal)
* në drejtime të ndryshme (nistagmus rrotullues)
Nistagmusi mund të jetë kongenital ose i fituar.
Nistagmusi kongenital zakonisht fillon midis javës së 6 deri në 3 mujorin e parë dhe zakonisht vihet re në të dy sytë.
Nistagmus i fituar fillon më vonë gjatë jetës dhe mund të ketë disa shkaktarë, duke përfshirë gjendje të rënda shëndetsore ose përdorimin e drogës dhe alkoolit. Ndryshe nga fëmijët me nistagmus të lindur, të rriturit me nistagmus shpesh thonë se gjërat rreth tyre duken të lëkundura.
Përveç lëvizjes së shpejtë të syve, simptomat e nistagmusit përfshijnë:
* ndjeshmëria ndaj dritës
* marrje mendsh
* vështirësi për të parë në errësirë
* mbajtja e kokës në një pozicion të kthyer ose të anuar