A mund të fluturoj në rast se kam kryer një ndërhyrje në sy?!
A mund të fluturoj në rast se kam kryer një ndërhyrje në sy?!
May 23, 2024

* A mund të fluturoj pas operacionit të riparimit të retinës?
Nëse keni kryer ndërhyrje për shkolitje retine, duhet të fluturoni vetëm kur mjeku juaj e lejon këtë.
 Për të riparuar një retinë të shkëputur, okulisti shpesh duhet të injektojë një flluskë gazi, e cila mund të zgjerohet në mënyrë të rrezikshme nëse pacienti fluturon, zhytet në ujë ose pëson ndonjë ndryshim tjetër të madh të presionit të ajrit.
* A mund të fluturoj pas operacionit të kataraktit (perdes)?
Kirurgjia e pakomplikuar  e kataraktës nuk do të përbënte problem për udhëtimin ajror, qoftë edhe menjëherë. 
* Kur mund të fluturoj pas operacionit të glaukomës (tensionit të syrit)?
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një iridotomi periferike, trabekuloplastikë me lazer, krijimin e një shunti ose një operacion tjetër për glaukomën, ndryshimi i presionit nga fluturimi zakonisht nuk është shqetësues pas operacionit të glaukomës. Por bisedoni me mjekun tuaj për të marrë miratimin për çdo rast.
* A përbën problem fluturimi pas transplantit  të kornesë?
Në disa raste, një flluskë ajri ose gazi vendoset në sy si pjesë e operacionit të transplantimit të kornesë. Nëse keni një flluskë ajri ose gazi në sy, fluturimi mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm. Flisni me okulistin tuaj për udhëtimin ajror nëse keni pasur një transplant të kornesë.