Çfarë shkakton fërkimi i syve?
May 23, 2024
Ndodh shpesh, pa e kuptuar që ne të fërkojmë sytë dhe të mos jemi të vetëdijshëm se shëndeti ynë vizual mund të ndikohet.
Fërkimi i syve vazhdimisht ose me forcë të madhe mund të shkaktojë pasoja të ndryshme negative:
- Mund të çojë në zhvillimin e keratokonusit. Kjo është një patologji që shkakton hollim dhe deformim të kornesë (shtresa më e jashtme transparente e syrit), duke prekur rëndë shikimin.
- Infeksione të syrit si konjuktiviti apo blefariti Bakteret dhe viruset që janë të pranishme në duart tona mund të depërtojnë në sy.
- Abrazioni apo gërvishja e kornesë, nëse e fërkojmë syrin në mënyrë agresive.
- Përkeqësimi i glaukomës duke shkaktuar një rritje të papritur të presionit intraokular.
- Rreziku i shkolitjes së retinës rritet në pacientët me miopi të lartë ose sëmundje retinale.
- Nga pikëpamja estetike, dëmton elasticitetin e lëkurës së kapakëve, duke dhënë enjtje dhe rrathë të errët poshtë syve.